Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë, sytë nga Partizani-Vllaznia

schedule09:14 - 31 Mars, 2022

schedule 09:14 - 31 Mars, 2022

Partizani-Vllaznia është gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë, pas asaj të zhvilluar një ditë më parë mes Teutës dhe Laçit.

“Demat” synojnë kupat e Europës dhe fitimi i këtij trofeu e garanton këtë objektiv, ndaj sot në “Elbasan Arena” prej orës 17:45 do të bëjnë maksimumin për të fituar ndaj shkodranëve.

Trajneri Mehmeti nuk do të ketë të gatshëm Rrapajn të dëmtuar, ndërsa mbetet të shihet nëse luajnë dot nga fillimi Cara e Marku që ishin me Shqipërinë U21.

Nga ana tjetër Vllaznia ka mungesë të sigurt kapitenin Erdenis Gurishta, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht. Shkodranët janë fituesit në fuqi të këtij trofeu dhe duan finalen sërish, sikurse edhe Partizani. / abcnews.al