Gjykata lejon ekstradimin e Nezar Seitit, “financieri” i Habilajve

schedule11:52 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 11:52 - 23 Dhjetor, 2017

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e autoriteteve italiane të drejtësisë për ekstradimin e Nezar Seitit. 40 vjeccari u arrestua në 20 tetor 2017 në Babicë të Vlorës, pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Katanias. Ai dyshohet të jetë “financieri” i grupit të Habilajve.

Nezar Seiti, 40 vjeçari i dyshuar si anëtar i grupit kriminal të narko-trafikut të drejtuar nga Moisi Habilaj do të ekstradohet në Itali. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vendosjen e tij në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë së vendit fqinj. Ekstradimi i Seitit u bazua në një urdhër arresti të lëshuar për të nga Gjykata e Katanias në 12 tetor 2017.  I arrestuari në 20 tetor në Babicë të Vlorës dyshohet të jetë “financierit” i grupit disa-anëtarësh të “Habilajve”, grup i përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kabanisit nga Shqipëria në Itali.

Prokuroria e Tiranës kërkoi ekstradimin e Seitit në fillim të dhjetorit, pasi mori në dorëzim kërkesën e palës italiane dhe dokumentacionin shoqërues. Mes akteve të paraqitura ishin dhjetra përgjime ambientale dhe prova të tjera që sipas hetuesve italiane faktojnë përfshirjen e Seitit në trafikun e drogës. Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Seiti ka dhënë pëlqim për ekstradimin. “Për një hetim sa më objektiv jemi dakord me ekstradimin”, është shprehur avokati. Në argumentimin e vendimit, një kopje e të cilit u sigurua nga “Abcneës” gjykata arsyetonte se “Nezar Seiti nuk kërkohet nga ndonjë shtet tjetër dhe se nuk rezulton që Seiti do të ndiqet, do të dënohet dhe do t’i dorëzohet ndonjë shteti tjetër për një veprë penale që ka ndodhur përpara kërkesës për dorëzim”.  Ndërkohë ekstradimi i tij vihet në për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg” që ai ka për llogari të një hetimit të nisur ndaj tij në Shqipëri. Ai u procedua penalisht nga Prokuroria për Krimet e Rënda pasi gjatë operacionit për arrestimin e tij u sekuestrua një sasi prej 4 tonë kanabis./abcnews.al

 

 

 

 

 

/abcnews.al