Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha shqipe është amaneti ynë”/ Studentët shqiptarë gati për protestën e dytë në Shkup më 18 maj

schedule17:08 - 13 Maj, 2026

schedule 17:08 - 13 Maj, 2026

18 maj, ora 16.30 në Shkup, janë vendi dhe koha kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen për të protestuar sërish.

Ata do të nisen nga Ura e Gurit për tu vendosur poshtë zyrave të ministrisë së drejtësisë, në tubimin e tyre në dytë, në mbrojtje të Gjuhës Shqipe.

Në lajmërimin për protestën, studentët shqiptarë e kanë quajtur aksion një amanet të të parëve të tyre.



Për organizimin, studentët janë takuar me njëri tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup.

Gjithçka nisi nga kërkesa e studentëve të jurisprudencës, për ta dhënë provimin në gjuhën e tyre amëtare, një kerkesë që edhe pas dy vitesh nuk ka marrë zgjidhje.

E drejta e tyre është një e drejtë kushtetuese, që rrjedh që prej marrëveshjes së Ohrit, por për të cilën politika nuk po kujdeset.

Protesta e parë e studentëve u mbajt në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut më 6 prill.

Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutim për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku janë element shtetformues, madje në një kohë kur në bashkëqeverisje janë edhe shqiptarët e VLEN.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!