Gjoka: Shkëndija do gjithçka, jam gati për këtë sfidë!

schedule14:20 - 8 Tetor, 2019

schedule 14:20 - 8 Tetor, 2019

Ernest Gjoka ka firmosur sot me Shkëndijën e Tetovës dhe është gati për aventurën e re. Trajneri kryeqytetas ka thënë edhe fjalët e para për faqen zyrtare të klubit tetovar. Edhe pse objektivat janë të mëdha, Gjoka nuk zmbrapset.

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kape grupet e Europa League apo pse jo edhe të Champions League”, ka deklaruar Gjoka për faqen zyrtare të klubit. /abcnews.al