Ndërhyrja në kohë e efektivëve të repartit zjarrfikës në Gjirokastër ka bërë të mundur neutralizimin e një vatre zjarri pranë fshatit Humelicë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e drejtimit të erës, duke rrezikuar një park bletësh dhe banesat pranë aksit rrugor nacional Gjirokastër–Tepelenë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen dëme në njerëz apo në banesa, ndërsa situata është vënë nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merren masa administrative.
/abcnews.al/



