Gjashtë të arrestuar në Tiranë: “Tapë” në timon, sherr, grushte dhe kanabis

schedule12:34 - 20 Janar, 2022

schedule 12:34 - 20 Janar, 2022

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale.

Një 19-vjeçar me inicialet B.K. është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një grirëse metalike. R. G., 52 vjeçe u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

A. M., 62 vjeç u arrestua pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike”. A. D., 46 vjeç u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. L. Z., 36 vjeç u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur. K. M., 31 vjeç u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

U procedua penalisht A. Gj., 27 vjeç dhe shpall në kërkim E. B., 26 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte me njëri-tjetrin. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë A. K., 28 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, A. I., 64 vjeç.

Po sipas policisë mbrëmjen e djeshme është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ Abcnews.al