Në orët e fundi janë arrestuar në kryeqytet gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë 24-vjeçari me iniciale A. L., pasi policia i gjeti në banesë kanabis. Ndërsa, në gjendje të lirë u procedua R. Xh., për moskallëzim krimi.
Gjithashtu është arrestuar K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga forcat “Shqiponja” iu gjet një sasi kokaine. Në gjendje të lirë u proceduan A.D dhe K.H, më të cilët 29-vjeçari ndodhej në automjet, për moskallëzim krimi.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin me iniciale E. L., për vjedhje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
L. G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. /abcnews.al/


