Fotot nga “dasma” e Selena Gomez dhe Justin Bieber po bëjnë xhiron e rrjetit

schedule12:50 - 2 Prill, 2023

schedule 12:50 - 2 Prill, 2023

Pas një sërë ndarjesh dhe pajtimesh të stuhishme, çifti më në fund ndanë rrugët për të vazhduar jetën e tyre. Ndërsa këngëtari e gjeti lumturinë me gruan e tij aktuale Hailey Bieber, Selena është ende në kërkim të princit të saj.

Tani që inteligjenca artificiale (AI) është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar, është shfaqur edhe një ilustrim i AI nga dasma e Selenës dhe Justin Bieber.

Imazhet e krijuara nga AI përshkruajnë katër skenarë të ndryshëm, secili duke ofruar një perspektivë unike për martesën e tyre hipotetike. Edhe pse Selena është e mbuluar në të gjitha fotot, çdo fustan është paksa i ndryshëm, duke treguar stile të ndryshme që mund t’i përshtaten shijes së nuses.

Justin shfaqet me modele flokësh të ndryshme, por nuk kanë harruar as mustaqet e tij. Pavarësisht ndarjes së dy yjeve, fansat e tyre kanë shpresë që të dy do të kthehen sërish bashkë.

Marrëdhënia e Selenës dhe Bieber është një gjë e së kaluarës, por këto fotografi me AI u ofrojnë fansave një mundësi unike për të parë se çfarë mund të kishte qenë. Vetëm koha do të tregojë nëse Selena dhe Justin do të bëhen sërish çift.

Teknologjia AI ka bërë një rrugë të gjatë vitet e fundit. Përmbajtja përdoret shpesh për të krijuar vepra arti. Ky është një nga rastet e para ku teknologjia është aplikuar për të sjellë në jetë fantazitë e fansave./abcnews.al