Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dasmë e madhe” e Era Rusi/ “Bisha” e skenave live po pret propozimin e madh?

schedule15:16 - 17 Qershor, 2026

schedule 15:16 - 17 Qershor, 2026

Këngëtarja e njohur Era Rusi ishte e ftuar në studion e ABC e Mëngjesit, ku foli për projektin e saj më të ri muzikor “Dasmë e Madhe”, por edhe për jetën private, dashurinë dhe mënyrën si e sheh muzikën shqiptare sot.
Kënga e re, e publikuar vetëm pak ditë më parë, ka një rëndësi të veçantë për artisten, pasi mban edhe një pjesë të zemrës së saj. Tekstin e ka shkruar vetë, duke sjellë atmosferën autentike të një dasme shqiptare, plot hare, emocione dhe energji pozitive.

“Është një këngë që sjell gëzim dhe buzëqeshje. Uroj që secili ta ndjejë ashtu siç e kam krijuar unë”, u shpreh këngëtarja.
Titulli i këngës ka bërë që shumë njerëz të aludojnë për një dasmë të mundshme të Era Rusit, por artistja e mori me humor këtë ide.
“Kënga është me dasmë, por për t’u martuar duhet një propozim”, tha ajo me buzëqeshje.

Megjithëse preferon ta mbajë larg vëmendjes jetën private, Era pranoi se ndodhet në një fazë të bukur dhe të pjekur të jetës së saj. Ajo nuk e fshehu dëshirën për të krijuar një familje të madhe në të ardhmen. “E ëndërroj një familje të madhe, si skuadër futbolli. I dua shumë fëmijët dhe mëmësinë”, u shpreh këngëtarja.



Artistja nuk i kurseu kritikat për tregun muzikor të ditëve të sotme. Sipas saj, muzika po humbet vlerat artistike dhe në shumë raste po zëvendësohet nga promovimi i imazhit fizik.
“Ka disa vite që muzika nuk më jep shijen e duhur. Më duket sikur është degraduar. Ka artistë shumë të mirë në botë që performojnë live dhe përcjellin mesazhe. Ndërsa tek ne shpesh shitet më shumë fiziku sesa talenti”, tha ajo.

Sot, artistja thotë se është e fokusuar te muzika, familja dhe projektet e reja, duke zgjedhur të qëndrojë larg konflikteve dhe marrëdhënieve toksike.
Me këngën “Dasmë e Madhe” dhe projektet e reja që po përgatit, Era Rusi duket se po vazhdon të ndërtojë rrugëtimin e saj artistik, pa humbur autenticitetin dhe mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes muzikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!