selena gomez

actress-recording-artist-selena-gomez-and-recording-artist-news-photo-1582300156.jpg
So Nila08:55 | 22/02/2020

Ndoshta për disa Selena Gomez dhe Justin Bieber janë bërë për njëri-tjetrin, por kjo s’ka më pikë rëndësie. Kanë goxha vite të ndarë, Justin është një burrë i martuar dhe Selena nuk pushon së thëni lart e poshtë se e ka mbyllur atë kapitull të jetës.

Ajo publikoi “Feel Me,” një këngë që e ka shkruar në mes të 2016-s. Sipas saj, fansat po kërkonin me ngulm ta publikonte dhe prandaj e bëri shkruan Seventeen.

Teksi i këngës është shkruar nga perspektiva e Selena-s, që i kërkon Justin të mendojë për të kur del me vajza të tjera. Në periudhën që u shkruajt, Justin filloi të shoqërohej me Hailey Baldëin dhe Sofia Richie.

Sa herë që buzët e tua prekin dikë tjetër / Dua të më ndjesh

Nuk dua të ngec / Në ngjitjet dhe rëniet e tua / Për sa kohë s’je me mua / Do të jesh vetëm

Selena tha se s’e përfshiu në albumin “Rare” sepse “Feel Me” s’i përputhet sentimentit të këngëve të tjera./abcnews.al

 

 

selena-gomez-jan-11-2020-billboard-1548.jpg
So Nila13:00 | 05/02/2020

Pas Rihanna-s, është radha e Selena Gomez-it të vijë me linjën e saj të bukurisë. Linja “Rare Beauty”, që do të dalë në treg në verën e 2020-ës. Gomez dukej shumë e emocionuar teksa fliste për linjën që mban emrin e këngës së saj të fundit “Rare”.

“Po lançoj linjën time të bukurisë që quhet “Rare Beauty”. Eshtë diçka për të cilën kam punuar për 2 vite. Eshtë shumë e rëndësishme për mua, sepse doja të krijoja një markë që t’ju bënte të ndiheshit mirë dhe komode.”

Sipas yllit të Disney-it, ky projekt nuk është thjesht një markë më shumë bukurie, por do të kthehet në stil jetese për vajzat, gratë, djemtë dhe burrat.

Të gjitha produktet janë krijuar nën filozofinë e këngëtares që thotë: “Ne nuk jemi këtu për t’u dukur si gjithë të tjerët. Ne, duhet të dukemi vetëm si vetja!”/abcnews.al

 

83.jpg
in a21:37 | 30/01/2020

Selena Gomez është shfaqur më seksi se asnjëherë në disa foto të realizuara nga paparacët.

Marrëdhënia e saj me Justin Bieber, siç ajo vetë e ka thënë pak ditë më parë në një intervistë, është tashmë një histori e mbyllur, pavarësisht se ajo e ka vuajtur shumë ndarjen me të.

Ylli i pop-it 27 vjeç, duket me këtë look super e nxehtë gjatë xhirimeve të një videoje të re muzikore për një këngë të albumit të fundit ‘Rare’.
Selena tregon këmbët e saj të gjata, flokët e lyer me tonalitete të hapura në fund dhe onde, si dhe tatuazhin mbi bel, i shkruar në arabisht që thotë: ‘Duaje veten tënde përpara gjithçkaje”.

GTY_gomez_bieber_jef_150917_16x9_992.jpg
So Nila09:20 | 27/01/2020

Pak muaj më parë, këngëtarja Selena Gomez publikoi këngën “Lose You To Love Me”, këngë e cila ishte një dedikim i hapur për ish-in e saj, Justin Bieber.

Kënga e saj u bë kryefjala e mediave dhe Selena e pohoi me gojën e saj se ajo kishte të bënte me historinë e kaluar me Justin, nga e cila ka vuajtur shumë.

Mirëpo, këngëtarja mesa duket nuk ka të ndalur dhe teksa promovonte albumin e saj të ri në emisionin “NPR” ka treguar sërish për lidhjen me Justin Bieber.

Këtë herë ajo ka treguar se është abuzuar emocionalisht nga këngëtari dhe tani është e lumtur që çdo gjë ka përfunduar.

Selena u shpreh se ajo shpesh vinte re mungesë respekti nga ana e tij.

Gomez shton se tani është më e fortë se kurrë dhe nuk ka ndërmend të kalojë pjesën tjetër të jetës duke folur për Justin, ai tani është e shkuara.

Kujtojmë se Bieber i dha fund beqarisë në muajin shtator me modelen Hailey./abcnews.al

 

MAIN-Singer-Selena-Gomez-and-actress-Jennifer-Aniston-attend-the-CAKE-party-for-Jennifer-Aniston-hosted-by.jpg
So Nila15:35 | 25/01/2020

Këngëtarja Selena Gomez është një  fanse e çmendur e serialit “Friends”.

Në një intervistë  ajo pranoi që është shtangur plotësisht kur është takuar me Jennifer për herë të parë.

“Askush nuk e dinte kush isha dhe ju ishit në tualet me një fustan të zi. Zemra ime u ndal kur të pashë dhe unë u shtanga menjëherë”, ‘i tha këngëtarja aktores 50-vjeçare në The Ellen DeGeneres Show.

Ylli 27-vjeçar pop foli gjithashtu për publikimin e albumit të saj personal dhe të veçantë  Rare.

‘Kuptova se të gjithë të tjerët flisnin për mua, kështu që mendova pse nuk po publikoja diçka që është në anën time të medaljes?”, tha Gomez.

Ajo gjithashtu tha se: ‘Unë u njoha me Jennifer përmes kompanisë time të menaxhimit – ne jemi të përfaqësuar nga të njëjtët njerëz – dhe ajo është kaq e mrekullueshme.

‘Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe ka gatuar pica për mua dhe ishte thjesht shumë e mirë dhe e ngrohtë”,u shpreh Gomez./abcnews.al

 

 

 

 

selena-gomez-wishes-she-could-have-written-something-like-adeles-hello.jpg
So Nila10:05 | 23/01/2020

Selena Gomez duket se e njeh mirë potencialin e saj dhe se sa ajo mund të arrijë. Në një intervistë për promovimin e albumit të saj të ri “Rare”, ja si shprehet Gomez për këngët e Adele.

Edhe pse është një këngëtare e mire, Selena Gomez duket se e njeh mirë potencialin e saj dhe se sa ajo mund të arrijë. Dhe mesa duket vlerësimin mirë të potencialit të një artisti ajo di ta përshkruaj si duhet, gjë e cila vërtetohet qartë edhe me ato që ajo tha në një intervistë për Capital Fm, gjatë promovimit të albumit të saj të ri “Rare”.

 

Pavarësisht suksesit të madh që ka në karrierën e saj artistike, përfshirë këtu edhe albumin e saj të tretë “Rare”, Gomez duket se dëshiron diçka më shumë në karrierën e saj. Por çfarë është kjo?  Në intervistën e saj për Capital Fm, këngëtarja zbuloi dy këngë që ajo me shumë dëshirë do të kishte shkruar, por edhe cila është artistja, këngët e së cilës nuk do t’i këndonte kurrë.

Dy këngët të cilat ajo do donte të kishte shkruar janë pjesë e albumit të Adele “25”, këngë të cilat këngëtarja i shkroi kur ishte 25 vjeç, respektivisht “Send my love to a new lover” dhe “Hello”.

Ndërkaq, përsa i përket artistit këngët e të cilit nuk do donte të këndonte kurrë, është prap Adele. Kjo sepse sipas Gomez, Adele ka një vokal mjaft të mirë dhe se është një këngëtare më me potencial se ajo.

Po ashtu, Gomez shprehu dëshirën e saj të madhe që Adele të mund të bënte cover-in e një ndër këngëve të saj, “Lose you to love me”./abcnews.al

selena-gomez-3.jpg
So Nila11:40 | 22/01/2020

Selena Gomez ka zënë vendin e parë në klasifikimin e “Billboard 200”.

Strategjia e Selena Gomezit duket se ka funksionuar pasi albumi i saj i tretë “Rare”, debutoi në krye të tabelës “Billboard 200”, sipas Neislen Music, të martën.

Suksesi në tabelë erdhi menjëherë pasi këngëtarja dhe aktorja 27-vjeçare arriti të jetë vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot 100” me këngën “Lose You To Love Me”.

Ajo e pranoi se ndihej keq që ka lutur vazhdimisht fansat që ta dëgjojnë ose blejnë albumin e saj.

 

“Faleminderit shumë që bëtë diçka kaq personale për mua, do të jetë një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ajo çfarë dua me të vërtetë është që ju ta shijoni muzikën dhe të përhapni dashuri”, ka shkruar ajo.

Triumfi i saj në tabelën e “Billboard 200” bazohet në periudhën javore (10-16 janar). Ndërsa, ky pozicion bazohet në kombinimin e shitjeve të albumit me atë të transmetimit.

Nga 112,000 njësi të Rare, 53,000 ishin shitjet e albumit dhe 3,000 ishin shitje ekuivalente.

Vitet e fundit, shumë muzikantë kanë filluar shitjen e biletave të koncerteve me kode riblerjeje të albumeve, të cilat llogariten në shifrat e shitjeve të tyre./abcnews.al

Capture-29.png
So Nila13:49 | 17/01/2020

Një javë më parë, Selena Gomez publikoi albumin e saj më të ri, “Rare.”

Duke qenë se ishte i mbushur me dedikime për Justin Bieber, pretendohej sukses i garantuar. Por albumi po merrte kohën e tij që të renditej në krye të klasifikimeve. Këtu, Selena e mori vetë situatën në kontroll.

“Kam edhe një ditë për të blerë sa më shumë albume të mundem, kështu që po shkojmë te Target, dhe Best Buy dhe Walmart,” thotë ajo në një video në Instagram. “A jam e dëshpëruar me këtë që po bëj? S’më intereson. S’më intereson sepse ky album është shumë i rrallë. Jam e emocionuar dhe jam gati të blej sa kopje të jetë e mundur. Thjesht dëgjojeni!”

Duke blerë sa më shumë kopje vetë dhe duke nxitur fansat ta dëgjojnë projektin në Spotify apo platforma të tjera, këngëtarja i jep shtysën e nevojshme që “Rare” të renditet në vend të parë.

“Rare” është kokë më kokë me “Please Excuse Me for Being Antisocial,” albumi i parë i Roddy Ricch. Për ironi të fatit, “The Box” e Roddy Ricch mundi “Yummy” të Justin Bieber dhe u rendit në vend të parë, edhe pse Justin u lut dhe u përgjërua në Instagram që fansat ta dëgjonin sa më shumë të ishte e mundur që kënga të kthehej në hit. Ngaqë fansat e Selena-s donin t’i prishnin punë Justin, dëgjuan “The Box” sa mundën dhe i hapën rrugë albumit të Roddy Ricch që të bëhej konkurrent i fortë i “Rare.”

“Sapo zbulova se albumi im është kokë më kokë me një tjetër artist të mrekullueshëm,” thotë Selena në një tjetër video. “E kam thënë dhe më herët që numrat s’më interesojnë, por do të doja shumë që albumi më i rëndësishëm i jetës sime të renditej në vend të parë, po mundët, dëgjojeni ose blijeni, do ta vlerësoja shumë.”/abcnews.al

SELENA-4.jpg
So Nila10:10 | 21/12/2019

Selena Gomez performoi e para në American Music Awards, në fund të nëntorit, jo një, por dy këngë.

“Ekspertëve” të internetit u ra në sy fakti që këngëtarja stonoi, ndërkohë që ekspertët e gjuhës së trupit analizuan së fundmi gjestet e këngëtares gjatë performancës.

Selena Gomez stonon në skenë, fansat s’lënë gjë pa i kritikuar

Blanca Cobb tha për Cosmopolitan se Selena e pati të vështirë të këndonte “Lose You to Love Me”, pas kaq shumë kohësh larg vëmendjes mediatike. “Tekstet ishin të fuqishme dhe mendoj se janë dedikime personale,” shpjegoi Cobb.

2 këngët e Selena-s bëjnë lëmsh internetin: Fansat në luftë me Hailey-n

Më tej, ajo shtoi: “Kur filloi të këndonte, Selena e kishte dorën përpara barkut. Kur njerëzit bëjnë këtë veprim, duket se përpiqen t’i sigurojnë vetes rehati. Përmes këtij veprimi, ju bllokoni njerëzit e tjerë t’ju shqetësojnë. Duket sikur përpiqeni të mbroheni”.

Përsa i përket mbajtjes së mikrofonit, Blanca Cobb theksoi se përpos faktit që Selena po performonte, pra rrjedhimisht do ta prekte mikrofonin, një veprim i tillë është edhe një gjest që tregon se keni nevojë për mbështetje. “Sigurisht që është një lloj mbështetjeje fizike, por mendoj se më shumë sesa fizike, ishte një mbështetje emocionale.”

Selena Gomez flet haptazi për Justin dhe Hailey Bieber

Në vijim, ekspertja u ndal edhe te mbyllja e syve. Sipas saj, Selena e përsëriti një veprim të tillë për shumë gjatë, çka dëshmon tensionin që po përjetonte.

Në përfundim, ajo nuk lë kurrsesi pa komentuar edhe një detaj të vogël, por të rëndësishëm. Kur po këndonte pjesën “Të vendosa të parin” (pjesë e tekstit në Lose You to Love Me), Selena rrudhi hundën. Sipas Cobb,  kjo është një shenjë neverie. “Kjo është një shenjë neverie. Edhe kur këndoi pjesën ‘Më duhej të të urreja ty që të doja veten’, hunda e saj pësoi një lëkundje karakteristike.”/abcnews.al

 

 

 

rs_1024x759-190924082944-1024-Selena-Gomez-Hailey-Baldwin-LT-092419-shutterstock_editorial_10300364gs-shutterstock_editorial_10286780da.jpg
So Nila11:51 | 06/12/2019

Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez.

Fansat i vunë dy vajzat kundër njëra-tjetrës duke marrë parasysh se Hailey u rilidh dhe u martua me Justin Bieber, pak muaj pasi ai ishte ndarë nga Selena për të disatën herë.

“Mendoj se rrjetet sociale janë toksike dhe njerëzit krijojnë sherre të paqena mes grash, vënë gra kundër njëra-tjetrës dhe shpikin histori që janë thjesht… toksike,” tha Hailey për British Vogue në një intervistë ku s’përmendi emra. “Mendoj se diçka duhet të ndryshojë dhe kjo praktikë duhet të marrë fund.”

Në tetor, me qindra fansa aluduan se Hailey thumboi Selena-n, pasi kjo e fundit publikoi “Lose You to Love Me,” një baladë për ndarjen nga Justin. Hailey mohoi thashethemet, ndërsa Selena tha se “s’do të dalë kurrë kundër një gruaje tjetër.” Hailey më vonë pëlqeu një postim të këngëtares si shenjë paqeje.

Edhe në nëntor, Hailey bëri të njëjtën gjë dhe pëlqeu një tjetër foto të Selena-s, teksa ajo bëhej gati për American Music Awards.

“Mendoj se njerëzit me platforma të fuqishme duhet të bëhen bashkë dhe të thonë ‘le t’i japim fund këtij debati, le t’i japim fund sherreve të paqena, le t’i japim fund këtyre gjërave dhe le të bëjmë përpara. Le të mos u japim shkak njerëzve të aludojnë apo të tregohen të pasjellshëm me njëri-tjetrin,” tha Hailey.

Sidoqoftë, Hailey nuk po i kushton vëmendje dramës në internet. Përkundrazi, është duke u përqëndruar në jetën e saj dhe duke rimenduar për “ditën më të mirë” të jetës së saj.

“Dasma ime është gjëja më e rëndësishme” deklaroi Hailey . “Ishte dita më e mirë e jetës sime … Sinqerisht thjesht u ndjeva kaq e lumtur; isha aq e kënaqur. Nuk ka gjë më të bukur se sa të martohesh me dashurinë e jetës tënde,është një ndjenjë e papërshkrueshme.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono