281 kg kanabis sativa janë gjetur dhe sekuestruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në operacionin e koduar “PESJAKU”, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas.
Sipas policisë droga u gjet në stanin e 60 vjeçarit Hysen Brahimi nga Lazarati, i cili më pas u arrestua nga policia.

“Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në vendin e quajtur “Kunupicë – Pesjakë”, Gjirokastër, në stanin e shtetasit Hysen Brahimi kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambjent’- thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal./abcnews.al



