Flori Mumajesi triumfon, prapaskenat e natës finale të festivalit “Kënga Magjike”

schedule17:34 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 17:34 - 9 Dhjetor, 2018

Kantautori Flor Mumajesi ngre trofeun e 20 të Këngës Magjike. Këngëatri mori votuat e kolegëve. Ky edicion rezultoi një spektakël i vërtetë gjatë 3 netëve në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Në vend të dytë u rendit dueti i Aurela Gaçes dhe Eli Farës dhe në vend të tretë Fifi dhe MC Kresha. Çmimi i “Televizionit Klan” iu dha këngëtarit Klajdi Haruni. “Grupi më i mirë” shkoi për “Revolt Klan” ndërsa Venera Lumani u shpall “Zëri femëror më i mirë” dhe trofeun për “Zërin më të mirë mashkull” e mori Mentor Haziri. “Magjia e Parë” iu dha këngëtarëve Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku ndërsa me “Çmimin e Kritikës” u vlerësua Rozana Radi. “Çmimi i Produksionit” iu dha këngëtares Kejsi Tola./abcnews.al