Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

schedule15:16 - 18 Shtator, 2026

schedule 15:16 - 18 Shtator, 2026

Ditën e sotme u mbajt takimi lidhur me projektin “Price Watch Albania”, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Petrit Malaj, ministër i Financave.

Takimi u zhvillua me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, për jetësuar siç tha edhe kryeministri “Pasqyrën e Çmimeve”, një platformë e re digjitale për transparencën e çmimeve.

“Qëllimi është që t’i lehtësojmë njerëzit nga kjo mbingarkesë me marzhe të papranueshme fitimi. Kemi lehtësuar procedurat Tatimore”, tha Rama.

Ndërsa nga ana e saj ministrja Delina Ibrahimaj, njoftoi se në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve.

Rama më tej nënvizoi se duhet të ketë bashkëpunim edhe me supermarkete e furnitorë për vendosjen në funksion të platformës, duke theksuar se qëllimi nuk është përcaktimi i çmimeve apo kufizimi i fitimeve, por krijimi i një tregu më transparent për konsumatorin.

“Vetëm një aktor këtu i pranishëm u përgjigj, të tjerët u zhdukën. Besoj jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se sa e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina, as Amerika dhe ku ky kapitalizëm agresiv ka filluar të bëhet shqetësues.

Të angazhohemi bashkërisht, jo në parim, por konkretisht! Ju të formoni rrjetin e pikave tuaja të shitjes, për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të nisë transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze, me barkod, me njësi matëse. Kështu, produktet të jenë të krahasueshme.

Të ekspozohet lista e plotë e të gjitha dyqaneve dhe adresave. Platforma të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë qartë çmimin normal.

Të përcaktohet një standard se sa shpejt ndryshojnë çmimet dhe të përcaktohet nëse platforma të tregojë edhe kur produkti nuk do të jetë në stok.

Për qytetarin, ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë: të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i nxjerr rruga dhe të mos ketë një pasqyrë konkurrence.

Do t’ju lutesha të binim dakord për këto gjëra. Askush nuk po thotë që do të përcaktojmë çmimet apo se ju nuk do të nxirrni fitime, por ka ardhur momenti ta shikojmë njëri-tjetrin në sy.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!