Mërgim Vojvoda dëshiron të luajë në Serie A dhe ka një akord mes tij dhe klubit të Atalanta. Anësori i krahut të djathtë mund të përshtatet me modulin 3-5-2 që aplikon trajneri Gan Piero Gasperini.
Vojvoda, me fanellën e Genk ka spikatur për daljet në fundore dhe krosimet e shumta. Atalanta është bindur për cilësitë e mbrojtësit dhe tashmë duhet të mbyllë marrëveshjen me Standard Liege.
“Gazzetta dello Sport” raporton se në fillim të javës tjetër pritet të vijë edhe firma. Bisedimet vijojnë dhe klubi italian ka bërë një ofertë që kap shifrën e 4.5 milion eurove (ofroi 4 milion fillimisht). Belgët kanë kërkuar 6 milion euro, pasi Mouscrone, ish-klubi i mbrojtësit, zotëron 20 për qind të kartonit. /abcnews.al



