Champions sonte luan “finalen”/ Barcelona-Paris SG, përballja më e madhe e fazës së grupeve

schedule12:36 - 1 Tetor, 2025

schedule 12:36 - 1 Tetor, 2025

Personazhi kryesor mungon, dhe dueli I madh do të duhet të shtyhet.

Usman Dembele, fitues I Topit të Artë, nuk ka udhëtuar me skuadrën e Paris SG për ndeshjen e madhe në Champions në fushën e Barcelonës.

Nuk do të luhet në “Kamp Nou” që hapet pas disa javës ndaj Olimpiakosit, veçse në Montzhuik, por madhështia e sfidës nuk zvogëlohet.

Kampionia e Europës do të jetë përballë kampiones së Spanjës, dhe ekipit që kryeson La Ligën, e që synon ta shkurorëzojë në kontinent.

Trajneri I francezëve, Luis Enrike, është një spanjoll nga Asturia, dhe deklaroi se Barcelona është shtëpia e tij.

Ai theksoi se I pëlqen ta shohë futbollin e katalanasve, se Pedri është një Harri Poter, por gjithsesi që synimi I PSG-së është të mbrojë titullin e fituar vjet.

Gjithsesi, ai do të ketë mungesa.

Dembele është I dëmtuar, po ashtu jashtë janë sulmuesi I ri Due, kapiteni Markinjos dhe ylli nga Gjeorgjia, Kvarackelia.

Zhoao Nevesh kthehet pas dy ndeshjesh mungesë, ndërsa Vitinja e ka lënë pas dëmtimin, ka udhëtuar me ekipin, por nuk dihet sesa mund të luajë.

Edhe Barcelona ka problemet e veta.

Trajneri Hansi Flik nuk mund të mbështetet tek lojtarë të tillë si Zhoan Garsia, Ter Shtegen, Raphinja, Gavi dhe Fermin Lopez, ndërsa Arauho gjithashtu mund të mungojë.

Për fat, Lamin Jamal u kthye në fundjavë, e po ashtu mbrojtësi Balde është rikuperuar e pretendon të jetë titullar.

Tekniku gjerman, Flik, e vlerëson lart rivalin, po ashtu pret shumë nga Lamin Jamal, ndërsa pohon se Barça e tij duhet të konsiderohet favorite për fitoren.

Dy ekipet kanë bilanc përsosmërisht të balancuar, me nga 5 fitore secila në duelet ndaj njëra-tjetrës e me 4 barazime, me nga 27 gola të shënuar, dhe me nga 3 kualifikime, ndonëse dy herët e fundit kanë triumfuar parizienët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!