Fier, mbyllja e thertoreve, mishi i viçit produkt luksi

schedule14:40 - 21 Nëntor, 2017

schedule 14:40 - 21 Nëntor, 2017

Në Fier mbyllja e thertoreve ka shkaktuar rritje të madhe të mishit të viçit. Konsumatorët u janë drejtuar shpendëve, pasi blerja e një kg mish viçi në Fier është luks.

Edhe më parë ishte produkt që blihej me vështirësi. Por tani kur një kg është rritur deri në 9 mijë leke të vjetra mishi i viçit është kthyer në luks.

Konsumatorët në Fier i jane drejtuar mishit të shpendëve pasi nuk e përballojnë dot çmimin ne banakët e kasapëve.

Tregtarët e mishit e justifikojnë rritjen e cmimit me mungesën e thertoreve në dispozicion të tyre. Një muaj më parë aku mbylli të gjitha thertoret në qytet duke lënë vetëm një në periferi.

Alternativa e pjesës më të madhe të banoreve është mishi i pulës dhe nënproduktet e tij

Cmimi i lirë i mishit të shpendëve përkon edhe me produkt më të shëndetshëm për të moshuarit.

Në Fier funksiononin deri para një muaji 5 thertore 4 prëj të cilave u mbyllën për mungesë të kushteve higjenosanitare. Një thertore e vetme në fshatin sheqishte tani po përballon gjithë fluksin e tregtatëve për therjen e mishit të kafshëve.  distanca nga tregjet në qytet deri atje është 12 km vajtje ardhje duke i shtuar tregtarëve edhe shpenzimet për transportin./abcnews.al

 

https://youtu.be/qlkMpXnwEmo