Fier, konkursi ndërkombëtar i fotografisë “Fokus 2017”

schedule13:42 - 5 Nëntor, 2017

schedule 13:42 - 5 Nëntor, 2017

Në Fier është organizuar një nga eventet më të rëndësishme për fotografinë. Me pjesëmarrje nga 16 shtete, në galeri u ekspozuan 200 foto, tre të cilat fituan çmimet e para.

“Fokus 2017” në edicionin e 8 të ka sjellë detaje nga përditshmëria e njerëzve të tjeshtë nëpër botë. 55 fotografi të përzgjedhura nga kuratorët e ekspozitës Osman Demiri nga Maqedonia dhe Burim Myftiu nga Kosova, i sollën galerisë së arteve në Fier dritëhije dhe ngjyra.
Organizatori i këtij eventi fotografi fierak, Arben Allia, thotë se “Fokus” bashkon magjinë e çasteve që fotografët fiksojnë në celuloid duke e bërë fotografinë artisitke të perceptueshme për të gjithë publikun.
Një juri profesionistësh e përbërë nga Armand Sallabanda, Leon Cika dhe Boro Arsovski, shpalli edhe tre fituesit e kësaj ekspozite. Çmimin e parë e mori Andrea Kiss nga Hungaria, çmimin e dytë Igor Coko nga Serbia dhe çmimin e tretë Adrian Fezollari nga Shqipëria./abcnews.al

 

https://youtu.be/JV9woTcU1eg