“Fiat”-i dhe “Benz”-i përplasen kokë më kokë në hyrje të autostradës së Laçit

schedule09:38 - 24 Korrik, 2021

schedule 09:38 - 24 Korrik, 2021

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës në Laç. Gazetari Ervin Leka raporton për abcnews.al se dy makina të tipit Fiat dhe Benz A Class janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për devijimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. m.v/abcnews.al