“Festa me kallashnikov” në Veri të Kosovës për Vuçiçi, reagon policia

schedule10:50 - 4 Prill, 2022

schedule 10:50 - 4 Prill, 2022

Burime të besueshme të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës njoftuan se për përdorimin e armëve mbrëmë në veri të vendit, lidhur me fitoren e Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, policia ka hapur rast.

Sipas këtyre burimeve, përveç hapjes së rastit në polici deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiçin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”.

U raportua se mbrëmë në veri është shtënë me kallashnikov.

LEXO EDHE: VIDEO/ Serbët qëllojnë me armë zjarri në veri për fitoren e Vuçiçit

Pamje nga grumbullimi i serbëve në veri ka publikuar mbrëmë Kosovë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili triumfoi në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, si kandidat për shef të shtetit dhe në zgjedhjet parlamentare, në reagimin e parë mbrëmë, nuk ka sinjalizuar ndryshime në politikën e jashtme të shtetit të tij.

Ai ka theksuar se Serbia do ta ndjekë rrugën europiane dhe raportet e mira me aleatët tradicionalë, pa përmendur Rusinë e Kinën./Express