Festa e luleshtrydhes në Frakull të Fierit

schedule16:51 - 18 Maj, 2018

schedule 16:51 - 18 Maj, 2018

Për të dytin vit radhazi në Njësinë Administrative Frakull në Fier është zhvilluar festa e luleshtrydhes. Kjo është një ndër festat e listuara edhe në kalendarin e festave lokale. Ajo u organizua në formën e një panairi dhe mblodhi bashkë Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, Zv/ ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  Dhimo Kote, kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi e deputete të tjerë. Fermerët e kësaj zone shprehen se ky nuk ka qenë një vit i suksesshëm, por puna për të sjellë prodhim cilësor për konsumatorët nuk është ndalur. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi se keto nisma i bëjnë jehonë punës së fermerëve. /abcnews.al