Fangaj nuk preferohet nga Brdaric, reagon i revoltuar babai i lojtarit

schedule14:56 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 14:56 - 14 Dhjetor, 2021

Vllaznia zhvilloi kundër Skëndërbeut ndeshjen e javës së 13-të të Abissnet Superiore, sfidë e cila u mbyll me fitoren e shkodranëve.

Në këtë ndeshje për Vllazninë mungoi kapiteni Gurishta dhe trajneri Thomas Brdaric preferoi të aktivizonte Krujën në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe jo Abdurrahman Fangaj.

Për këtë ka reaguar babai i futbollisti, Ismet Fangaj, i cili është shumë i revoltuar me mos aktivizimin e djalit të tij. Sipas “Sport Expres”, babai i lojtarit teksa theksoi se largimi i parë nga shkodranët erdhi për arsye se drejtuesit nuk i kanë pëlqyer emrin, Abdurrahman, ndërsa tani i rikthyer me kërkesën e klubit përsëri nuk luan.

“A lejohet që të luajnë më shumë se tre shkodranë te Vllaznia? Fangaj pësoi një dëmtim që e la për gjashtë muaj jashtë fushës. Fangaj vjen në Shkodër me ftesën e drejtuesve për të dhënë kontributin e tij te ekipi i zemrës dhe pa i zënë vendin askujt. Ka 122 ndeshje në Superligë, 9 në Europë dhe 19 ndeshje në Kupë. Kur ishte 18 vjeç do të shkonte në Kroaci, por dëmtimi nuk e lejoi. Herën e parë iku nga Shkodra se nuk u pëlqeu emri Abdurrahman, po tani nuk shkon mbiemri, stafi apo shkodranët janë kundër shkodranëve”,  thekson Ismet Fangaj.  /f.a/abcnews.al