EMRI/ U kap me drogë dhe municion luftarak, pranga një 38 vjeçari në Tiranë

schedule09:46 - 6 Gusht, 2021

schedule 09:46 - 6 Gusht, 2021

Një 38 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Anteo Guci, i cili dyshohet se shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndër të tjera mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas policisë ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 38-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Detonatori”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.G., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e përgatiste në doza të vogla, gati për shitje në zonat e lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al