U kthye në fshatin e origjinës për zahiretë e dimrit, si u gjet i vrarë 55 vjeçari nga Shkodra

schedule12:54 - 21 Tetor, 2019

schedule 12:54 - 21 Tetor, 2019

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Palaj, komuna Shosh, të rrethit të Shkodrës. Nga kjo ngjarje, ka mbetur i vdekur Lazër Arraj 55 vjeç, por në zonë njihet si Lazër Pjetrushi. Viktima është gjetur i pajetë nga dy nipat e tij dhe nuk rezulton të ketë konflikte me askënd.

Mësohet se ai ishte kthyer në fshatin e tij të origjinës për të marrë zahiretë e dimrit, por u gjet i vrarë në rrugë. Ishin nipërit e Arrajt, të cilët e gjetën atë pa jetë në rrugë.

Për shkak të distancës së largët grupit hetimor do t’i duhen disa orë për të arritur në vendngjarje. Ndërkohë policia përmes një njoftimi paraprak ka bërë me dije se kanë shkuar  në vend ngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të saj. Ende nuk dihet autori i kësaj vrasje.

Informacion paraprak i policisë:

“Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”./abcnews.al