Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Shqiptarja humb tragjikisht jetën në SHBA, ra në pusetë

schedule10:01 - 20 Maj, 2026

schedule 10:01 - 20 Maj, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Manhattan, New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të hapur. Mediat amerikane bëjnë të ditur se viktima është 56-vjeçarja Donika Gocaj.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi të hënën, më 18 maj, pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue, në një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara të qytetit.

Autoritetet amerikane paraprakisht e kanë cilësuar ngjarjen si aksidentale. Mësohet se Gocaj kishte parkuar automjetin e saj “Mercedes-Benz SUV” dhe, menjëherë pasi kishte dalë nga makina, kishte rënë në pusetë. Dyshimet e para tregojnë se avulli me temperaturë të lartë brenda hapësirës rreth 3 metra të thellë mund t’i ketë shkaktuar arrest kardiak.



Një person që ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe po shkonte në punë në ato momente, tregoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ajo dukej sikur hodhi vetëm një hap dhe u zhduk”, u shpreh dëshmitari, i cili shtoi se 56-vjeçarja bërtiste vazhdimisht: “Po vdes!”

“Ajo thjesht parkoi makinën, doli prej saj dhe ra menjëherë në pusetë”, deklaroi ai më tej.

Sipas autoriteteve të New York-ut, puseta është në pronësi të kompanisë energjetike “Con Edison”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Nga pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pasi mbi të kishte kaluar një kamion i rëndë. Rreth 12 minuta më vonë, Gocaj kishte parkuar automjetin pranë asaj zone.

“Këto raste janë jashtëzakonisht të rralla, por kapakët e pusetave mund të lëvizin nga pesha e automjeteve të rënda”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Familjarët e Donika Gocajt janë shprehur të tronditur nga humbja e saj dhe kërkojnë sqarime se si një aksident kaq fatal mund të ndodhte në një nga zonat më të populluara dhe më të monitoruara të New York-ut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!