Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar me burg për rrëmbim personi dhe vjedhje ne dhunë, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule14:44 - 2 Nëntor, 2023

schedule 14:44 - 2 Nëntor, 2023

Policia e Tiranës ka kapur dhe vënë në pranga 43-vjeçarin e shpallur në kërkim, Hashim (Abdyl) Basha, banues në Budull.

Shtetasi me dy emra është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për rrëmbim personi dhe vjedhje me dhunë, nga Gjykata për të  Mitur në Torino.

43-vjeçarit i kanë mbetur edhe 2 vjet e 6 muaj burgim.



Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, operacioni policor i koduar “Monday”.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për rrëmbim personi dhe vjedhje ne dhunë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monday”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim Hashim (Abdyl) Basha, 43 vjeç, banues në Budull.

Ky shtetas është dënuar 5 vjet e 6 muaj, burgim, për veprat penale “Rrëmbimi i personit dhe “Vjedhja me dhunë”, dhe nga përllogaritja e dënimit sipas njohjes dhe ekzekutimit në shtetin shqiptar, të vendimit penal të huaj të Gjykatës për të Mitur në Torino, i kanë mbetur dhe 2 vjet e 6 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!