Ekstradimi i Ilir Bajrit/ Mungon avokati, gjykata e Shkodrës shtyn seancën

schedule12:32 - 24 Prill, 2019

schedule 12:32 - 24 Prill, 2019

Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ndaj Ilir Bajrit për shkak se mungonte avokati. Kjo seancë do të bëhej me qellim ekstradimin në Itali të Bajrit, vëllai i Safet Bajrit. Ilir Rustemi i cili ndodhej në seancë është i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion.

Blinda dhe forca të shumta policie mëngjesin e kësaj të mërkure rrethuan gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Në një nga sallat e saj ndodhej Ilir Bjari Rustemi, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Ndaj tij pritej masa e sigurisë për qellim ekstradimi në Itali.

E gjitha zgjati vetëm 10 minuta për shkak se mungonte avokati dhe gjykata caktoi një tjetër datë për këtë qëllim.

Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg. Ilir Bajri Rustemi u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda.

Tashmë pritet për t’u parë nëse dënimin që ka në Itali, Ilir Bajri Rustemi pas vendimit për ekstradim dhe njohjes së këtij vendimi në Shqipëri do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.

Në fund të seancës Ilir Bajri Rustemi u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit në pritje të seancave të tjera tek krimet e rënda dhe Gjykata e Shkodrës për qëllim ekstradimi./abcnews.al