Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertët alarmojnë: Ekonomia e Kosovës në terr, s’po del nga humnera

schedule10:22 - 7 Korrik, 2026

schedule 10:22 - 7 Korrik, 2026

Inflacioni mund të mos jetë më në nivelin kulmor sikurse në vitet e fundit, por efektet e tij vazhdojnë të ndihen si nga bizneset ashtu dhe nga qytetarët.

Kostot e operimit, fuqia blerëse dhe ritmi i zhvillimit ekonomik mbeten ndër temat më të diskutuara në vend, transmeton Klankosova.tv.

Për sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës, në emisionin “Ora Shtatë” foli Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.



“Ata që më së shumti janë duke e pësuar, janë vetë qytetarët. Pra, përgjatë gjithë këtyre viteve, sidomos prej shkurtit të vitit të kaluar e deri më sot, qytetarët dhe ekonomia janë jetimë në këtë vend. Pra askush nuk iu ka dalë në ndihmë”, u shpreh Ahmeti në Klan Kosova.

I njëjti shtoi se nëse shteti nuk merr veprime, sipas tij, ekonomia e Kosovës po shkon drejt shkatërrimit.

Ndërsa gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, tha se importi, kryesisht nga Serbia, sipas saj po ua pamundëson operimin bizneseve kosovare në vendin e vet.

“Importi, konkretisht prej shtetit serb, po ua pamundëson bizneseve kosovare operu në vendin e vet. Po du me u ndal te gurthyesit. Një pjesë e madhe e zhavorrit importohet prej shtetit serb, ku ka mijëra e mijëra biznese në Kosovë, të cilët mund ta zëvendësojë menjëherë”, tha Gashi.

Ajo shtoi se ekonomia e Kosovës është në një “terr nga i cili nuk po mundet me dalë”.

Nga ana tjetër, ekonomisti Bashkim Mustafa tha se viteve të fundit, sipas tij, ekonomia e Kosovës është përballur me probleme dhe sfida të shumta.

“Nuk qëndrojmë mirë. Kemi shkallë të lartë të inflacionit, kosto të lartë të jetesës dhe kosto të lartë operative e rritje të vazhdueshme të çmimeve. Kjo tregon një pasiguri të madhe, dhe qytetarit e vendit janë ata që po e pësojnë më së shumti”, u shpreh ai në emisionin “Ora Shtatë”./klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!