Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia u rrit me 3.7%, Radonshiqi: Kemi një rritje të qëndrueshme. Politikat të fokusohen te industria e bujqësia

schedule14:25 - 29 Qershor, 2026

schedule 14:25 - 29 Qershor, 2026

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj e cilësoi ekonominë shqiptare  të qëndrueshme dhe me  ecuri më të mirë krahasuar me vendet e rajonit. Rritja me 3.71% sipas Ibrahamiaj është një tregues që ekonomia shqiptare është në gjendje tu bëj ballë krizave të ndryshme gjeopolitike.

Ndërkohë ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi në një intervistë për “Money Report” në ABC Neës tha se rritja ekonomisë është një element pozitiv, duke shtuar se vëmendja e politikave qeveritare duhet të fokusohet më tepër te industria dhe bujqësia.

“Lufta ka sjellë shumë pasoja. Rritja ekonomike duhet të shikohet si diçka pozitive, pasi kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme, pasi përballon edhe kriza makroekonomike. Politikat qeveritare duhet të jenë pikërisht te sektori i prodhimit dhe sektori i bujqësisë.



Duhet të ketë më shumë fokus te bujqeësia dhe industria. Duhet të shtohet më shumë vëmendja te rritja e prodhimit, pasi do të ndikojë në shtimin e prodhimit vendas si dhe të vendeve të punës.

Sa i takon bujqësisë, nëse fermeri shqiptar mbështetet më tepër kjo do të ndikojë pozitivisht rikthimin në zonat rurale për të punuar. Pasi shumica e personave që emigrojnë janë persona që nuk kanë një punë stabël”, tha Radonshiqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!