Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Bankat lehtësojnë kushtet për kreditimin/ Ekspertja e ekonomisë: Turizmi dhe shërbimet mbështetën ekonominë, por bujqësia kërkon më shumë vëmendje

schedule14:25 - 22 Korrik, 2026

schedule 14:25 - 22 Korrik, 2026

Ekspertja e Ekonomisë Romina Radonshiqi në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për lehtësimin nga ana e Bankës për kushtet për kreditimin.

Ndërsa tashmë është rritur kërkesa për financimin e konsumit dhe blerje banesash. Ekspertja e ekonomisë theksoi se masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë kanë sjellë një balancim mes mundësisë për kreditim dhe menaxhimit të rrezikut financiar.

Radonshiqi theksoi se pavarësisht sfidave të krijuara nga kriza e luftës, ekonomia shqiptare ka ruajtur një rritje të qëndrueshme, edhe falë mbështetjes për bizneset që kanë pasur nevojë.



“Ka pasur lehtësira për dhënien e huave. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka disa kufizime, sërish mendoj që të ka favorizime. Për ato individë që duan të blejnë një pasuri të patundshme ndoshta do t’u marrë më shumë kohë për t’ju përshtatur rregullave. Por kufizimet e Bankës së Shqipërisë ndihmojnë të dy palët, me qëllim që të dy palët të menaxhojnë riskun dhe të kemi një mbarëvajtje të suksesshme. Edhe kreditë e këqija nga viti në vit janë më të pakta.

Po ashtu biznese të vogla e të mesme, apo sektorë që janë lidhje direkte dhe indirekt me turizmin, apo edhe sektori i shërbimeve kanë ndihmuar ekonominë të kemi një zhvillim të qëndrueshëm edhe pse patëm krizën e luftës. Por kemi parë rritje të qëndrueshme edhe si pasojë e mbështetjes së Bankës për biznese që kanë pasur nevojë. Duhet thënë që sektori më sensitiv është Bujqësia dhe një rritje e çmimit të naftës do t’i kushtojë dhe mendoj që në këtë sektor kriza e luftës dëmton.

Pra sektori më i goditur mund të jetë Bujqësia. Sa për inflacionin, mendoj që është akoma herët që Banka Qendrore të veprojë, por edhe mund ta bëjë që t’i paraprijë një rritje të mëtejshme të çmimeve…Individë me të ardhura mesatare apo grupe vunerabël, janë më të rrezikuar”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!