Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa sociale, treçereku i buxhetit/ “Nisma pozitive për konsumatorët”, ekspertja e ekonomisë: Mbështetje për pensionistët dhe çiftet e reja

schedule13:27 - 30 Tetor, 2026

schedule 13:27 - 30 Tetor, 2026

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, ekspertja e Ekonomisë Romina Radonshiqi ka komentuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet me fokus të fortë social.

Sipas saj, projektbuxheti parashikon mbështetje për pensionistët, familjet në nevojë dhe grupet vulnerabël, përmes bonuseve dhe skemave të ndryshme të ndihmës ekonomike, me synimin për të ulur nivelin e varfërisë.

Ajo u ndal edhe te masat që prekin të rinjtë, studentët dhe çiftet e reja, duke veçuar skemën e mbështetjes për strehimin.



Sipas saj, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të banesave, kjo nismë mund të lehtësojë mundësitë e çifteve të reja për të krijuar familje dhe të nxisë të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Radonshiq vlerësoi gjithashtu paketën për monitorimin e çmimeve, si dhe propozimin për uljen e TVSH-së për shportën e konsumit, duke theksuar se këto masa mund të kenë ndikim pozitiv në jetën e konsumatorëve.

“Shpesh vendi ynë është kritikuar se nuk është shumë social, por me këtë buxhet është shumë e më shumë social. Kemi parë që ka dhënë bonuse, mbështetje për grupet vunerabël, pensionistë, persona që jetojnë me ndihmë ekonomike. Ky projektbuxhetit është një buxhet shumë social do të ndihmojnë në uljen e nivelit t varfërisë. Është në qasjen e paketës fiskale, por dhe në qasjen e vetë buxhetit. Është paketë sociale te moshat e reja, te studentët, te çiftet e reja. Çështja që është menduar e strehimit, ne e dimë që çmimet janë të lartë dhe kjo skemë do të ndikojë te çiftet e reja dhe shumë të rinj le të themi do ta mendojnë të ardhmen në Shqipëri. Edhe paketa për çmimet është një nismë shumë e mirë për të monitoruar tregut. Ulja e TVSH për shportën ndikon pozitivisht në jetën e konsumatorit. Arsimi, shëndetësia kanë pësuar rritje. Një tjetër rritje ka pësuar edhe Bujqësia. Ne duhet të ndihmojmë bujqësinë sepse ndihmojmë edhe bilancin tregtar”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!