Ecejaket e dosjes “Bajri”, si ranë akuzat për vrasje: Behar Bajri me shokë hetohen për armë pa leje

schedule15:20 - 7 Shkurt, 2020

schedule15:20 - 7 Shkurt, 2020

Pas rreth dy vitesh hetime nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, dosja “Bajri, do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës. Gjykata e Posaçme në seancën për informacionin dy mujor konstatoi se nuk është kompetence e SPAK-ut për të vijuar hetimet. Për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe do të hetohen tashmë në Shkodër. Enver dhe Behar Bajri u përfaqësuan nga avokati Alban Bengasi ndërkohë Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali,Ismet Idrizi dhe Emrah Plaku janë përfaqësuar nga avokati Arbër Hoxhaj.

7 personat e dyshuar akuzohen “armëmbajtje pa leje”, “paracaktim rezultateve sportive” dhe “ndërtim të paligjshem”.

Ata u arrestaun në kuadër të operaciomnit “OAZ” që u zhvillua më 22 shator të 2018 dhe në pranga ranë 11 persona. Çështja në ngarkim të tyre nisi nga Shkodra dhe më pas u trasferuar tek Krimet e Rënda, për shkak të akuzave, që ishin ngritur në ngarkim të tyre. Kur u zhvillua operacioni ata akuzoheshin për një sërë veprash penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërsa në fund të vitit 2019 prokurori Anton Martini kërkoi të caktohej një tjetër masë sigurie në ngarkim të tyre. Pasi dyshohet se Behar Bajri drejtonte grupin e tij duke përdoror si karrem të dashurën, e cila ndikonte në punësimet në Spitalin e Shkodrës dhe Ilir Rustemi Bajri nga burgu vinte gjoba. Të dy hetimet u bashkuan në një te vetme. Behar Bajri (Rustemi) dyshohet se se në qershor të 2002 ka vrarë ish të fejuarën e tij, 15 vjeçaren me iniciale F.H. /abcnews.al