Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

schedule19:41 - 4 Mars, 2021

schedule 19:41 - 4 Mars, 2021

Greqia është goditur sërish nga një tërmet i fortë, ndërsa lëkundje të forta janë regjistruar edhe në Shqipëri. Pak minuta më parë, një tërmet me madhësi 5.9 i shkallës Rihter është regjistruar në Elasona, pranë Larisës.

Ndërkohë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë edhe në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Elasona u godit edhe dje nga lëkundje tërmeti, më e madhja me madhësi 6.0. Gjithashtu edhe ditën e djeshme dridhjet e tokës u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë. /abcnews.al