Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U lirua Doda, Apeli jep vendimet për të arrestuarit e tjerë të tërmetit në Durrës

schedule16:20 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 16:20 - 30 Dhjetor, 2019

Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 8 personat e arrestuar disa ditë më parë për pasojat e tërmetit në Durrësit. Javën e shkuar u lirua nga qelia Ahmet Doda, i cili akuzohej për “shpërdorim detyre”. Ndaj tij u dha vendimi “detyrim paraqitje”.

Nga 9 të arrestuar, 6 prej tyre kanë mbetur në qeli, kurse 3 kanë marrë masën e re “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, 7 të tjerë janë ende në kërkim.



Masat e dhënë nga gjykata

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”

3- Albrend Qetka specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”

4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”

5- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”

7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”

8- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” – “detyrim paraqitje”

Vazhdojnë të mbeten në kërkim

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!