Aksident me vdekje në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

schedule19:05 - 23 Korrik, 2021

schedule 19:05 - 23 Korrik, 2021

Divjakë- Një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 85-vjeçari P. Rr.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. e.l/abcnews.al/