Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu nga hyrja e objektit të Qeverisë së Kosovës i ka bërë thirrje kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të marrë përgjegjësitë që i takojnë pas besimit që mori nga qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Haxhiu tha se situata politike në vend ka krijuar një klimë negative, teksa shtoi se ngërçi politik po ia vështirëson jetën qytetarëve, transmeton klankosova.tv.
“Bizneset po mbyllen çdo ditë dhe mesazhin që po e përçon tek qytetari i thjeshtë është që në këtë vend çdo ditë po shkon jeta duke u bërë më e vështirë për të jetuar për shkak se një njeriu iu ka tekë të bllokojë institucionet në vend.
Prandaj, nga këtu thërrasim edhe njëherë, eja merr përgjegjësinë që ke marrë nga ana e qytetarëve duke dalë partia e parë, por mos marrja e përgjegjësisë duke bllokuar gjithçka në këtë vend është një mesazh i qartë që durimit po i vie fundi dhe qytetarët po e përçojnë mesazhin kudo që po shkojmë që ne nuk mundemi dhe nuk duhet të jetojmë në një vend duke qenë në një depresion të thellë, pasi jeta e qytetarëve në secilin institucion në vend është bërë vërtetë një klimë negative dhe askush prej tyre nuk është në vullnet sot në cilëndo detyrë krejt për shkak të një individi siç është pra deputeti Kurti”, tha ajo./klankosova


