Dueli i mbijetesës, Vanoli dhe Ramadani skicojnë formacionet zyrtare

schedule15:50 - 2 Prill, 2022

schedule 15:50 - 2 Prill, 2022

Dinamo dhe Egnatia do të përballen pas pak në “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm ky për javën e 27-të të kampionatit shqiptarë.

Një duel mbijetesë për të dyja ekipet, ku blutë e Rodolfo Vanolit do të kërkojnë edhe fitoren e parë me teknikun italian në stol, ndërkohë nga krahu tjetër rrogozhinasit e Zekirija Ramadanit tentojnë të fitojnë përballjen ndaj një rivali direkt.

Vanoli dhe Ramadani nuk kanë më dyshime dhe kanë vendosur edhe për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Haziraj, Maliqi, Samake, Siljanovski, Lilaj, Mija, Sidibe, Haxhiu, Bardhi, Ibrahimi, Chinedu. Trajner: Rodolfo Vanoli.

Egnatia: Puja, Allmuça, Krivanjeva, Krasniqi, Ymeraj, Duranski, Levendi, Agberpornu, Jackson, Ademi, Pedro. Trajner: Zekirija Ramadani. /f.a/abcnews.al