Sondazh

 

Drogë për restorante, infermierë e gazetarë, pranga kreut shqiptar

schedule11:22 - 23 Maj, 2019

schedule 11:22 - 23 Maj, 2019

Kreu i shpërndarësve të drogës është një 35 vjeçar shqiptar. Urdhrat e ndalimit dhe sekuestrimet u zhvilluan në qytet dhe provincë në Bergamo. Droga dhe një pistoletë ishin fshehur në ashensor në një godinë në San Bernardino.

Një operacion i gjerë i policisë italianë është zhvilluar mëngjesin e 22 majit nga policia e Bergamos ku ranë në pranga 15 persona që konsideroheshin të akuzuar për posedim, transport dhe shitje të drogës (kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë) si dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. Në mesin e të arrestuarve janë pesë shqiptarë, marokenë dhe tre italianë. Dy të tjerë u gjurmuan dhe u arrestuan pasdite, një 30-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar nga Bergamo, i cili u kap me 150 gram hashash, 12 kokaine, një peshore saktësie, material për paketimin e drogës dhe me 3,475 euro.

Gjashtëmijë e treqind raste droge u konstatuan nga policët, të cilët morën në pyetje blerësit e drogës, njerëzit e çdo kategorie dhe profesioni: nga pronari i restorantit deri tek shoferi i kamionit, nga infermierja tek gazetarët.



Njëzet e një urdhër arreste u kryen në mëngjes, ku u konfiskuan një Volkswagen Polo (që besohej të përdorej për drogë), 150 gram kokainë, 33 gramë hashash dhe 15,000 euro.

Hetimet, të cilat zgjatën gati dy vjet me përgjime, filmime, marrjen në pyetje të blerësve të drogës, lejoi policinë që të konstatojë ekzistencën e një trafiku të drogës në qytet dhe në brendësi dhe që drejtohej nga një 35 vjeçar shqiptar. Ishte ai që furnizonte drejtpërdrejtë personat dhe tregtarët e vegjël të drogës të cilët pastaj i shisnin drogat në shitje me pakicë. Ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë tre shqiptarë të tjerë, një prej të cilëve është drejtuesi i një bari në zonën e Grumello al Piano në Bergamo, i cili sipas hetuesve përdorej për drogë, si edhe një italian. Përballë shqiptarëve ishte kanali i Magrebinëve.

Pavarësisht dy arrestimeve dhe sekuestrimit të 117 gramë kokaine një 25 vjeçari shqiptar, 205 gramë të tjera u gjetën në një kuti në  rrugën Keplero ku një maroken fshihte drogën, të kryera gjatë dy viteve të hetimit, shitja vazhdoi. Në të vërtetë, shqiptari i cili konsiderohet kreu i organizatës para lajmit për arrestimin e një bashkëpunëtori të tij, u trishtua që kishin “arrestuar një djalë për tre mijë euro në javë”. Në grupin e shqiptarëve u sekuestrua dhe një pistoletë e kalibrit 7.65, një «F.N. Broëning “, e cila ishte fshehur në boshtin e ashensorit të një ndërtese në San Bernardino.

Në këtë operacion, përvëç policisë së Bergamos  morën pjesë dhe kolegë nga Milano, Torino, Brescia, Mantova, Cremona, Como, Lecco, Sondrio e Parma, si edhe Departamenti i Parandalimit të Krimit në Lombardi. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!