Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Do trafikonin egjiptianët me gomone, dy të arrestuar lihen në burg, tre në arrest shtëpie

schedule12:20 - 6 Tetor, 2021

schedule 12:20 - 6 Tetor, 2021

Përfundon seanca gjyqësore për 5 të arrestuarit ditën e diel për ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit të 15 shtetasve egjiptiane. Mësohet se në masën e sigurisë arrest me burg janë lënë Klodian Gjikondaj si dhe Mohamed Sherifi, ky i fundit dyshohet se ishte personi që mblidhte shtetasit egjiptian.

Ndërkohë Gjykata e Vlorës ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie, Fatjon Belaj, Rober Hysa dhe Arjol Lleshin.

Policia e Vlorës kapi15 shtetas të huaj, të cilët po tentonin që të largoheshin përmes  zonës së Karaburunit në gjirin e Bristanit.



Klandestinët të cilët dyshohet që të jenë shtetas egjiptianë, janë ndaluar mëngjesin e të shtunës në tentativë për tu larguar nga Vlora me gomone në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq ato janë dërguar në komisariatin e policisë ku pritet që të merren dhe në pyetje nga policia./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!