Dilema rreth së ardhmes së Guardiolës, City studion dy alternativa

schedule17:20 - 27 Tetor, 2020

schedule 17:20 - 27 Tetor, 2020

Manchester City nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier League. Vetëm 8 pikë në 5 ndeshje të zhvilluara dhe vendi i 13-të në kampionat. Gjithsesi, diferenca me kreun është vetëm 5 pikë (City ka luajtur një ndeshje më pak se Everton e Liverpool) dhe mundësia e rikuperimit është e madhe.

Një çështje që shqetëson klubin anglez është Pep Guardiola. Trajnerit spanjoll i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Drejtuesit kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin më të, por gjithçka do të varet nga rezultatet dhe vendimi i 49-vjeçarit katalanas.

 

Nagelsmann dhe Pochettino

Daily Mail raporton se “Cityzens” e kanë gati planin B nëse Guardiola vendos të largohet. Dy janë alternativat për pasuesin e tij. Të preferuarit e drejtuesve janë Mauricio Pochettino (ndodhet pa ekip) dhe Julian Nagelsmann, timonieri 33-vjeçar i gjermanëve të Leipzig. /abcnews.al