Një shpërthim me tritol ka tronditur mëngjesin e së henës rreth orës 4:15 minuta banorët në rrugën ramazan gaxherri në zonën e shkozës në kryeqtet. Shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të një marketi, ku për pasojë u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.
Marketi rezutlton në emër të Lulzim Likës, drejtor i një shkolle pranë zonës së freskut, por ngjarja dyshohet se ka prapavijë hakmarrje në lidhje me atentatin e ndodhur më 18 maj po në zonën e Shkozës ku shënjestër ishte Klejdi Spaho, por i plagosur mbeti efektivi i komisariatit nr 4 Anxhelo Kumaraku.
Pronari lokalit është babai i dy vëllezëreve Aldo dhe Ali Lika të cilët janë të shpallur në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të atentatit ndaj Kejdi Spahos. Burime pranë grupit hetimor sqaruan nga nga dëshmitë e marra pranë familjarëve të 2 vëllezërve Lika nuk përmendet asnjë emër apo dyshim që ata mund të kenë në lidhje me autorinë e vendosjes së tritolit.
Por hakmarrja në lidhje me atentatin ndaj kejdi spahoes është pista kryesore që po hetohet nga blutë e Tiranës.
Sipas kamerave të sekuestruara në vendin e ngjarjes, është mundur të zbulohet itenerari që autori i cili ka qenë i maskuar ka ndjekur për të ikur nga vendi i ngjarjes, ai ka lëvizur në këmbë përmes disa rrugicave dhe ka dale në zonën e freksut, POLICIA ka blinduar zonën për të kapur aurotin e dyshuar të vendosjes së tritolit në pjesën e jashtme të marketit.
Ngjitur me marketin ështe dhe një local I cili rezulton se është në emër të një prej vëllezëerve të Lulzim Likës i cili gjithashtu pësoi dëme material për shkak të shpërthimit./abcnews.al



