Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

schedule14:09 - 30 Korrik, 2026

schedule 14:09 - 30 Korrik, 2026

Sot, deputetët e grupit parlamentar të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Gjithashtu, këtë propozim ua kanë përcjellë edhe Kryetarëve të Bashkive dhe Këshillave Bashkiakë.

Modeli i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Në organizimin e brendshëm të bashkive, si përgjigje ndaj kërkesave të ngritura gjatë dëgjeseve, gjetjeve të raportit analitik të ekspertëve dhe nevojës për një model më të mirë përfaqësimi, krijohet një nivel i ri organizimi vendor: “Qyteti”.



Në këtë mënyrë, skema aktuale “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”. Qyteti merr një rol më të qartë në planifikim, përfaqësim dhe organizimin e shërbimeve, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.

Në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja. Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46.

Struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!