Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dekriminalizimi, Ramës i digjet një tjetër kryebashkiak

schedule20:33 - 28 Tetor, 2019

schedule 20:33 - 28 Tetor, 2019

Pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, një tjetër bashki e socialistëve rrezikon të mbetet pa drejtues. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentet e Prokurorisë së Përgjithshme, që vertetojnë se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, person i dënuar nga drejtësia greke.

Kryeministrit Rama i plas në dorë një tjetër dosje e nxehtë dhe sërish e një kryebashkiaku të propozuar prej tij me problem me drejtësinë. Pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, kreut të qeverisë do t’i duhet të firmos një tjetër shkarkim kryebashkiaku, atë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.



Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se organi i akuzës përmes bashkëpunimit me Interpol Greqia ka arritur të vërtetojë se shtetasi Jorgo Toto i akuzuar nga PD për disa vepra penale është pikërisht kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku.

Bardhi deklaroi se sipas dokumentit të organzit të akuzës është dalë në konkluzionin se Agim Kajmaku duhet të skualifikohet menjëherë nga funksioni public.

Në gusht të këtij viti, PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme një hetim të thelluar për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku,  duke e shoqëruar denoncimin me të dhëna që e lidhnin këtë shtetas me vepra penale të kryera në Greqi me emrin e ndryshuar Jorgo Toto. Edhe në atë kohë, Gazment Bardhi publikoi dokumenta që tregonin se Agim Kajmaku është dënuar në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!