Deklarata e CIA-s

schedule15:00 - 20 Tetor, 2017

schedule 15:00 - 20 Tetor, 2017

Sipas CIA, Korea e Veriut është gati për të sulmuar Shtete e Bashkuara të Amerikës brenda pak muajsh. Njëkohësisht alarmi është dhënë dhe për sulme të mundshme xhihadistësh
Brenda pak muajsh Korea e veriut do të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë balistike. Alarmi është dhënë nga drejtori i Cia, Majk Pompeo, i cili paralajmëroi Shtëpinë e bardhë dhe nga sulme të mundshme nga ana e shtetit islamik pas humbjeve të pësuara në Raka, në Siri
Disa ditë më parë ambasadori i Penianit në pallatin e qelqtë, kërcënoi publikisht se një luftë bërthamore mund të shpërthejë në cdo moment. Drejtori i Cia, Pompeo, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë një qëndrim të caktuar ndaj Koresë së veriut, duke pasur parasysh se Peniani është gati për të sulmuar vendin. Sipas tij nuk ka shumë rëndësi nëse ndodh për pak ditë apo për pak muaj, por duhet sa më shpejt që Kim Jong Un të bllokohet për të mos pasur mundësi të kryejë një sulm të tillë.
Pompeo pranoi se Sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson po punon shumë për një qasje diplomatike ndaj Koresë së Veriut. Një ide që disa muaj më parë u kritikua nga presidenti amerikan Donald Tramp i cili u shpreh se Tillerson po humbet kohë me diplomacinë
Drejtori i CIA dhe këshilltari amerikan për sigurinë e brendshme i kanë kërkuar Kinës që të ushtrojë më shumë presion mbi Penianin