Debate për përjashtimin e tatimit për pagat deri 40 mijë lekë

schedule15:51 - 7 Nëntor, 2018

schedule 15:51 - 7 Nëntor, 2018

Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe fiancave kanë propozuar të rishikim të tarimit për pagat deri në 40 mijë lekë. Por Ministri i Financave dhe Ekonomisë është shprehur kundër, duke shkaktuar debate të forta midis tij dhe kryetarit Erion Braçe.

Ky është komisioni ku opozitë bëhet edhe pa opozitën.

Nuk janë dakort anëtarët socialistë të komisionit të ekonomisë dhe financave me propozimin e ministrit Arben Ahmetaj për ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon rritjen e pragut të tatimit nga 130 mijë në 150 mijë lekë. Por anëtarët e Komisionit kërkojnë që përfitues të jenë ata që kanë paga të ulëta duke e rritur nivelin e dyshemesë në tatimin e pagave nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë.

Fjalë e fundit e ministrit të financave dhe ekonomisë është se zgjerimi i fashës përjashtuese shkatërron sistemin e të ardhurave personale në shifra dhe në parim.

“Do qëndroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe në teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti”. /abcnews.al