Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bëhu ushtar i Prokurorisë”/ Debat Meta-Kryemadhi në gjyq. Meta i kujton ish gruas përqindjet e fitimeve nga Shatku

schedule12:34 - 24 Qershor, 2026

schedule 12:34 - 24 Qershor, 2026

Të ndarë jo vetëm në jetë, por edhe në procesin penal që zhvillohet ndaj tyre, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta debatuan këtë të mërkurë në sallën e gjyqit, në momentin kur ish presidenti po kundërshtonte akuzat e Prokurorisë së Posaccme

Duke u ndalur te komunikimet telefonike, Ilir Meta tha se ai nuk ka asnjë mesazh as me Monika Kryemadhin, as me Adrian Shatkun, Edmond Haxhinaston, Pirro Xhixhon apo ndonjë person tjetër që pretendohet nga ana e SPAK.

Ky qëndrim solli reagimin e menjëherëshëm të Kryemadhit, e cila i tha Metës se ai merret me thashethemet e Altin Dumanit dhe Tedi Blushit dhe se po bëhet ushtar i prokurorisë.



Situata u çtensionua nga kryetari i trupës gjykuese Erjon Bani, ndërsa Meta vijoi me kundërshtimin e akuzës. Për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish LSI, Meta tha se nuk qëndrojnë gjetjet e SPAK se biznesmeni Adrian Shatku ka paguar lobimin dhe se vizitat e tij në Amerikë i ka kryer në cilësinë e kryetarit të parlamentit, në kuadër të reformës në drejtësi.

“Nuk egziston asnjë lloj ndikimi politik as i ligjshëm as me Adrian Shatkun e as me ndonëe person tjetër. Për 1000 USD është e specifikuar se nuk mund të bëhej shpenzimi pa miratimin e LSI. Kur kam shkuar atje, më thanë për kontratën 15 mijë euro për pjesëmarrjen në inagurimin e Trumpit. Unë e kisha takimin si kryetar parlamenti, nuk më duhej ajo kontratë. Marreveshja u bë vetëm për reformën në drejtësi që të bëhej me konsensus, se duhej marrë dhe miratimi nga BE për çeljen e negociatave. Nëse për ketë periudhe u paguan kaq, për çfarë do paguheshin 300 e ca mijë dollarë për një periudhe që unë nuk isha në SHBA” është shprehur Meta.

Ish Presidenti i vendit kundërshtoi edhe akuzën për aferën CEZ-DIA me argumentin se ajo nuk qëndron. Edhe avokati i tij mbrojtës tha se në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar, por deputet në opozite dhe se është cënuar rëndë kushtetuta për përgjimin e një ligjvënësi pa vendim gjykate.

Episodi CEZ -DIA u cilësua i sforcuar nga mbrojta e Metës, teksa ata edhe më herët kanë kërkuar pushimin e akuzës. Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e kundërshtimit të parashtrimeve të prokurorisë se posaccme, lidhur me dy të pandehurit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi që po gjykohen me procedurë të zakonshme.

Pjesë nga debati në seancë:

Ilir Meta: Dua të theksoj që nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm, as për Adrian Shatkun e as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, as për Monikën, as për Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston, as për gjëra të ligjshme. Janë të gjitha shpifje. Dhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto që pretendohen. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letër-porosi, që pas pak kohe vjen ndryshe se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme e as shoqërore, tek askush. Për veprimet e Kryemadhit i di vetë ajo. Po të kisha veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur te celulari im.

Monika: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika: Bëhu ushtar i prokurorisë.

Gjykata paralajmëron Kryemadhin se nuk u bindet urdhrave të gjykatës, do të marrë gjobë e do të largohet.

Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan kompromentuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun. Thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Se prokuroria thotë se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Prokuroria thotë se aq i madh është ndikimi i Adrianit tek unë sa unë po shkoja në Marok për atë. Sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Kurse vizita ishte shtetërore. Në Marok kanë qenë dhe biznesmenë të tjerë.

Meta: Një përgjigje për Arben Krajën. Të detyrohet Kryeministria të japë informacion për shpenzimet e vizitës sime. Se shpenzimet i kërkonte Kryeministria dhe jo ministria. Për të gjithë të tjerët janë dhënë, për mua nuk i ka dhënë. Se për mua, si zëvendëskryeministër, i paguante Kryeministria shpenzimet. Kjo është e qëllimshme që nuk i japin. Kjo bëhet për mjegull, në mungesë të akteve. Ndryshimi i itinerarit ka ndodhur për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Nuk diskutohet cili është roli im në vendimmarrje (për CEZ). Kalojmë tek lobimi: “Bashkëngjitur është kontrata e regjistruar në SHBA e në KQZ. Është dhe vendimi i gjykatës së SHBA. Mendoj se prokurorët s’kanë qenë të interesuar për provat se dhe akses kanë pasur.

Ne na duhen faturat dhe shërbimet që janë bërë.

Për 1000 USD është e specifikuar se nuk mund të bëhej shpenzimi pa miratimin e LSI-së. Pa miratim nuk bëhej pagesa. Kur kam shkuar atje, më thanë për kontratën 15 mijë euro për pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit. Nuk ka pasur fare kontratë dhe është denoncuar. Unë e kisha takimin si kryetar Parlamenti kohë më parë. S’më duhej ajo kontratë. Marrëveshja u bë vetëm për reformën në drejtësi që të bëhej me konsensus. Duke parë që Rama manipulonte një pjesë të Departamentit të Shtetit që nuk merreshin me reformën por me zonën gjeografike, unë bëra këtë angazhim me fondet e partisë që të bëhej siç ishte interesi i vetë SHBA-së që të mos kishte manipulim.

Ilir Meta: Bëhej fjalë për periudhën shkurt-maj se pastaj do të vinte rekomandimi i Venecias. Përfundoi reforma në maj dhe Venecia dha rekomandimet e veta. Ishte e vetmja periudhë e vizitave intensive në SHBA, ku kanë qenë të paguara nga Kuvendi. Të gjitha me koordinimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë e të ambasadës sonë në Ëashington. Për të takuar senatorë e kongresmenë mjafton t’i thuash zotit Mediu. Kontrata ka qenë vetëm për reformën, se duhej marrë dhe miratimi nga BE për çeljen e negociatave. Nëse për këtë periudhë u takuan kaq, për çfarë do paguheshin 300 e ca mijë dollarë për një periudhë që unë nuk isha në SHBA, ato që ka paguar Shatku.

Prandaj të përqendrohemi tek provat që vijnë bazuar në pyetjet.

Meta: Përse do e bëja unë si kryetar Parlamenti diçka të tillë? Ndërsa vizitat janë nënshkruar nga sekretarja Albana Shtylla, e cila nuk linte as presjen të gaboheshte. Reformën në drejtësi e kërkuam ne, jo amerikanët e evropianët. Ata planifikuan fondet dhe ishin të angazhuar se donin të kalonin dhe atje fondet. Nëse për këtë periudhë, për 3 muaj, janë paguar 90 mijë USD nga ana e Parlamentit, këto 300 mijë nga Shatku, për çfarë janë paguar?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!