Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagat e gjyqtarëve, miratohet drafti/ Projektligji u votua në parim në Komisionin e Ekonomisë

schedule15:05 - 14 Shtator, 2026

schedule 15:05 - 14 Shtator, 2026

Projektligji që parashikon ndryshime lidhur me pagat e gjyqtarëve ka marrë miratimin në parim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Drafti kaloi në votim në komision, duke hapur rrugën për vijimin e procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se në masën më të madhe për rritjen e pagave do të preken gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.



Po ashtu në shifrat 80 %, plus asaj të bazës do të rritet edhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shoqëruar prej muajsh me debate dhe përplasje institucionale. Kriza kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, afat i përcaktuar pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!