Daja pa dilema para derbit, Shehi me dy: Si pritet të rreshtohen Partizani e Tirana

schedule11:33 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 11:33 - 23 Dhjetor, 2021

Derbi Partizani-Tirana luhet sonte në orën 19:45 dhe trajnerë Ilir Daja dhe Orges Shehi kanë menduar edhe për formacionet që do të zbresin në fushë.

Në kampin e kuq rikthehet mbrojtësi Belica dhe formacioni është ai i zakonshmi i javëve të fundit, bashkë me Stenio Junior që do jetë titullar sot.

Te Tirana ka dilema. Ismajlgeci ka pasur probleme shëndetësore dhe do shikohet gjendja e tij sot. Dilema është kush i merr vendin, pasi edhe Përgjoni ka qenë i dëmtuar.

Shehi nuk e ka vendosur edhe se kush luan në sulm, por me gjasa Michael Ngoo do të luajë nga fillimi, pasi në derbi karikimi është maksimal për të.

Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H. Marku, Mala, Cara, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja

Tirana: Bekaj, Tosevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajgeci, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngoo. Trajner: Orges Shehi. / abcnews.al