Çudira shqiptare! Kur kryeplaku “drejton” bashkinë dhe ujësjellësin lë fermerin pa ujë

schedule21:16 - 10 Maj, 2022

schedule 21:16 - 10 Maj, 2022

Këtë të martë “Piranjat” kanë sjellë historinë e fermerit Fatjon Rexha nga Çunamaku i Kukësit i cili prej pesë vitesh kërkon të arrijë marrëveshje me autoritetet për të pasur ujë për tokën e tij, me orar si të gjithë.

Por, Rexha thotë se ujin ia bllokon kryeplaku i fshatit, Osman Rexha. Arsyeja sipas tij janë disa rregulla të vjetra të pashkruara që sipas kryetarit ai nuk i plotëson.

Ky është një vendim i vjetër zakonor sipa të cilit, nëse largohesh nga fshati të ndërpritet uji që të kenë mundësi ta shfrytëzojnë të tjerët. Por, Fatjoni ka kohë që është kthyer tashmë dhe të drejtën për ujin s’e ka fituar dot ende.

Ndërkohë, bashkia Kukës i ka dhënë një zgjidhje, prej një viti me anë të një urdhri që i jepet kryetarit të njësisë dhe kryeplakun që fermerit t’i lidhet uji, por urdhri nuk është zbatuar.

Më pas, gojarisht kryeplaku i premton Fatjonit që do t’ia lidhë ujin, por sërish bëhej fjalë për një fjalë të pambajtur.

Në një moment, Osman Rexha edhe përplaset fizikisht me fermerin pas realizimit të një kamere te fshehtë. Si përfundim, duket se është e pamundur që kryeplaku të bindet, pasi është i shqetësuar se të njëjtën gjë do t’i kërkojnë dhe shumë banorë të tjerë të fshatit. /abcnews.al/