Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e djalit

schedule08:31 - 25 Nëntor, 2020

schedule 08:31 - 25 Nëntor, 2020

John Legend dhe Chrissy Teigen kanë dhënë intervistën e tyre të parë që nga humbja e fëmijës së tyre të tretë. Krijuesi i hitit “All Of Me” dhe modelja 34 vjeçare u shfaqën në “Good Morning America” të martën, pasi ndanë publikisht ngjarjen e trishtë teksa postuan disa fotografi në spital duke i dhënë lamtumirën e fundit Jack-ut.

John tha se ishte i shqetësuar për publikimin e këtyre fotografive, por ndihet mirë që i kujtojnë të voglin e tyre që nuk mundi të mbijetonte.  “[Chrissy] mendonte se një nga mënyrat që do të kujtonin Jack ishte shkrepja e fotografive në atë moment. Isha i shqetësuar, isha si: “Nuk dua ta kujtoj këtë dhimbje.”, tha ai duke shtuar: “Ne donim të bënim fotot në mënyrë që të kishim diçka për ta kujtuar.”

Artisti tha se kjo përvojë e hidhur i ka bërë ata një çift më të fortë ndërsa e vlerësoi gruan e tij si ‘të guximshme’ pasi vendosi të tregojë publikisht historinë e tyre. “Unë thjesht e di që e dua gruan time, më shumë se kurrë”, tha ai. “Ne kemi kaluar kaq shumë sfida së bashku dhe ato e kanë bërë atë më të fortë, unë e di që jo gjithmonë ndodh kur njerëzit kalojnë tragjedi.”

“Ndihem sikur sfidat me të cilat përballemi së bashku na kanë bërë të ndihemi edhe më të sigurt se kush jemi si çift dhe kush jemi si familje”, shtoi John. /abcnews.al