Chrissy Teigen dhe John Legend bëjnë blerjen e “çmendur” në prag të ardhjes së fëmijës së tretë

schedule11:39 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 25 Shtator, 2020

Chrissy Teigen konfirmoi pak ditë më parë se do të bëhet nënë e një djali. Modelja e mirënjohur aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin John Legend.

Teigen dhe John Legend kanë shpenzuar 17.5 milion dollarë për një shtëpi të re në Beverly Hills. Dyshja e vendosi shtëpinë që kanë në Beverly Hills në shitje muajin e kaluar. Këngëtari tha se ata kishin nevojë për më shumë hapësirë ​​për fëmijët.

Së fundmi, 34-vjeçarja ka folur dhe për problemet me të cilat po përballet gjatë kësaj periudhe ndërsa njoftoi se po ndërpret punën në librin e saj të tretë të gatimit “Cravings”, një javë pasi u tha fansave se shtatzënia e saj është me rrezik të lartë.

Ylli i ‘Lip Sync Battle’ gjithashtu rrëfeu se shtatzënia e saj ka bërë që ajo ta shtyjë “për një kohë të pacaktuar” librin si dhe të ndalojë xhirimet e serialit të saj Quibi, ‘Chrissy’s Court’.

Sot unë u detyrova të shtyj librin e gatimit për një kohë të pacaktuar. E njëjta gjë me mbylljen e xhirimeve të Chrissy’s Court. Foshnja nuk mund ta bëjë këtë. Unë jam i shkatërruar.”, shkroi modelja. xh.d/abcnews.al